Sport

S’ka fitues në derbin e Madridit

Foto: Reuters

Derbi lokal i Madridit, ndërmjet Atleticos dhe Realit, nuk ka dhënë fitues.

Për 90 minuta asnjëra prej skuadrave nuk arriti të gjente rrugën e golit, duke ndarë pikët me rezultat prej 0-0, transmeton Koha.net.

Real Madridi e dominoi këtë takim duke pasur 56 për qind topin më tepër në këmbë, derisa pati 14 tentime për gol, kundrejt gjashtë sosh sa pati Atletico.

Pas këtij barazimi Real Madridi mban kreun e tabelës me 15 pikë, derisa në vendin e tretë me një pikë më pak është Atletico Madridi.