Sport

Christian Coleman rrëmben të artën në 100m sprint

Descriptive Text

Atleti amerikan Christian Coleman ka arritur të rrëmbejë medaljen e artë në 100 metra sprint në Kampionatin Botëror që është duke u zhvilluar në Doha, raporton Reuters.

Ai e përfundoi garën për 9.76 sekonda, duke e lënë prapa bashkëkombësin e tij Justin Gatlin, transmeton Koha.net.

37 vjeçari, Gatlin, rrëmbeu medaljen e argjendtë duke përfunduar garën për 9.89 sekonda.

Derisa i treti doli kanadezi Andre De Grasse, i cili medaljen e bronztë e arriti pasi përfundoi garën i treti me 9.90 sekonda.

Image

Coleman bëhet atleti i gjashtë më shpejtë në histori. Primatin ende e mban Usain Bolt.

Image