Sport

Buffoni lë prapa Maldinin për paraqitjet në nivel klubi

Foto: Reuters

Portieri i Juventusit, Gianluigi Buffon sot ka bërë histori duke zhvilluar ndeshjen e tij të 903 në nivel klubi.

Me këtë shifër ai e lë prapa legjendën Paolo Maldini, i cili kishte 902 paraqitje në fanellën e Milanit, transmeton Koha.net.

Buffon ndihmoi skuadrën në fitoren prej 2 me 0 ndaj Spalit.

41 vjeçari e arrin këtë shifër të ndeshjeve duke luajtur për Parmën, Juventusin e PSG-në.

Kjo ishte paraqitja e tij e 658 në fanellën e Juventusit, derisa kishte luajtur 220 ndeshje për Parman e 25 për PSG-në, raportojnë mediat italiane.

Kujtojmë se ai kishte debutuar me Parmën në barazimin prej 0-0 ndaj Milanit në Stadio Tardini më 19 nëntor 1995.