Sport

Juventusi mposht Spalin, Berisha me paraqitje fantastike

Foto: Reuters

Juventusi ka arkëtuar pikët e plota në shtëpi ndaj Spalit me rezultat prej 2 me 0.

Për ekipin e Spalit paraqitje fantastike pati portieri shqiptar Etrit Berisha që bëri disa pritje të jashtëzakonshme, duke ia mohuar fitoren e thellë kampionit italian, transmeton Koha.net.

Pjaniq i dha epërsinë Juventusit në minutën e 45 pas asistimit nga Khedira, derisa golin e dytë e shënoi Ronaldo në minutën e 78 pas asistimit nga Dybala.

Me këtë fitore Juventusi merr kreun me 16 pikë, derisa Spali në vendin e fundit ka 3 pikë.