Sport

Sot tri ndeshjet hapëse të xhiros së shtatë të Superligës së Kosovës

Me tri ndeshje në Drenas, Podujevë e Mitrovicë, sot hapet xhiroja e shtatë e Superligës së Kosovës.

Lideri i ri i klasifikimit, Feronikeli, do të luajë për fitoren e radhës teksa në shtëpi pret Ferizajin në ora 13:00.

Për trepikëshin e radhës do të luftojë edhe Llapi, që luan në “Zahir Pajaziti” nga ora 14:00 kundër Dukagjinit të Klinës, i cili nuk ka realizuar ende asnjë gol në elitë.

Ndërkohë, dueli tjetër zhvillohet mes Trepçës ’89 dhe Flamurtarit në “Riza Lushta” nga ora 15:00.