Sport

Soyuncu në plane të Manchester Cityt

Manchester City është duke u interesuar për transferimin e mbrojtësit turk të Leicester Cityt, Caglar Soyuncu, bën të ditur "Fotosport".

Leicester City ka humbur një qendërmbrojtës këtë verë, ku Harry Maguire u transferua për shifër rekorde për një mbrojtës te Manchester Unitedi.

Dhe së shpejti Leicester mund të humbas edhe një qendërmbrojtës tjetër. Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola është duke menduar të bëjë ofertë për Soyuncun në fund të stinorit 2019-20, transmeton Koha Ditore.

Guardiola po mendon të përforcojë mbrojtjen, ndërsa këtë stinor ka hasur në problemeve në këtë repart me lëndime të lojtarëve.

Soyuncu te Leicesteri u transferua verën e kaluar nga Freiburgu për 21 milionë euro.

Këtë stinor ka luajtur shtatë ndeshje në të gjitha garat dhe ka një asistim. Ai është pjesë e përfaqësueses së Turqisë.