Sport

Liverpooli e Chelsea kalojnë tutje në EFL Cup

Liverpooli ka mposhtur MK Dons për të kaluar në mesin e 16-të më të mirëve në Kupën EFL.

Kampioni evropian fitoi 0 me 2, me golat e James Milnerit dhe Ki-Jana Hoever.

Në 16 më të mirët ka kaluar edhe Chelsea. “Blutë” fituan thellë 7 me 1 ndaj Grimsbyt.

Batshuayi realizoi dy gola, ndërsa nga një e shënuan Barkley, Pedro, Zouma, James e Hudson-Odoi. Te mysafirët shënoi Green.