Sport

Rangers me opsione të limituara për shitjen e Grezdës

Rangers ka konfirmuar se e dëshiron largimin e përfaqësuesit të Shqipërisë, Eros Grezda dhe një gjë të tillë kishte tentuar që ta bëjë edhe në afatin kalimtar të verës.

Shenjat e para të problemeve me Grezdën kishin nisur në sezonin e kaluar, kur në një ndeshje miqësore në muajin prill ndaj të rinjve të Liverpoolit anësori shqiptar bashkë me dy të tjerë kishin bërë paraqitje jashtëzakonisht të dobët, transmeton Koha.net.

Gjatë verës Grezda ishte afër te një kalim te klubi francez, Stade Brestois megjithatë një transferim i tillë nuk ndodhi.

Gerrardi i tregon derën Eros Grezdës

E një incident tjetër që ka ndodhur në javën e kaluar ka bërë që Steven Gerrard të deklarojë se Grezda s’do të luajë më kurrë për Rangersin në asnjë niel.

Megjithatë, Rangers ka opsione të limituara për largimin e Grezdës në këtë afat kalitmar kur dihet se afati kalimtar në Evropë ka përfunduar, kurse klubi skocez nuk dëshiron të paguajë pjesën e tretër të Grezdës, që skadon më 2022.

Por, klubi skocez ka edhe disa opsione në tavolinë.

“TBR Football” raporton se një nga opsionet është Katari. Klubet e këtij vendi kanë të drejtë të përforcohen deri më 30 shtator.

Megjithatë edhe këtu situata nuk është aq e mirë kur dihet se pothuajse të gjitha klubet e kanë përmbushur kuotën e lojtarëve të huaj në skuadër, përveç tre prej tyre.

Kampioni Al-Sadd dhe dy ekipet e tjera Al-Rayyan dhe Al-Duhail mund të transferojnë edhe ndonjë lojtar të huaj.

E tjetër opsion është edhe Australia.

Afati kalimtar për A-League mbyllet më 15 tetor dhe Rangers mund ta shesë Gredën në ndonjë prej ekipeve të kësaj lige.