Sport

City interesohet për Aouarin

Manchester City është duke udhëhequr garën për transferimin e yllit të Lyonit, Houssem Aouar, njoftoi “L'Equipe” të dielën.

Mesfushori 21-vjeçar vlerësohet si një nga organizatorët më të mirë të rinj në Evropë dhe është duke u kërkuar nga disa skuadra të Premier Leagues së Anglisë, transmeton “Koha Ditore”. Pos kampionit Manchester City, po interesohen edhe Liverpooli, Chelsea e Arsenali.

Mirëpo, vlerësohet se City është favorit për të transferuar 21-vjeçarin. Aouar është produkt i akademisë së Lyonit dhe është pjesë e U-21 të Francës.

Ai ka kontratë me Lyonin deri në verën e vitit 2023.