Sport

“Madonnina” përplas dy trajnerë me personalitete të ndryshme

Descriptive Text

Derbi i Milanos, të shtunën, do të ofrojë një përballje intriguese të stileve të trajnerëve, ku Marco Giampolo me stil të butë dhe profil të vogël në njërën anë, do të përballet me Antonio Conten eksploziv dhe temperament në anën tjetër.

Interi futet në ndeshje me bilanc të qindpërqindtë nga tri ndeshjet e para në Serie A, ndërsa Milani ka gjashtë pikë, ndonëse ka shënuar vetëm dy gola deri më tash, shkruan sot Koha Ditore.

Të dyja skuadrat kanë ndërruar trajnerët në verë në tentim për t'u dhënë fund serive të gjata pa fituar trofe që shtrihet nga viti 2011, kur Milani fitoi Serie A dhe Interi e fitoi Kupën e Italisë.

Interi u përcaktua për Conten, trajnerin që ka fituar tre tituj të Serie A me Juventusin, një të Premier Leagues me Chelsean dhe është i famshëm për të hedhur shishe uji në muret e zhveshtores kur është i zemëruar.

(Detajet mund t’i gjeni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)