Sport

Berisha, rekordmeni i padëshiruar në A-League

Descriptive Text

Besart Berisha është kthyer në Australi, pasi së fundi është liruar nga ekipi japonez Sanfrecce Hiroshima, por nuk ka gjetur ende angazhim tek asnjë skuadër e A-League, ndonëse u është vetofruar. Kështu ka njoftuar sajti australian "The Roar" të mërkurën. 34-vjeçari mbetet njëri prej futbollistëve më të njohur në futbollin australian, pasi ka thyer shumë rekorde.

Berisha qysh tashmë ka të sigurt një vend në "Hollin e të Famshmëve" të A-League ku për shtatë vjet karrierë në këtë vend, ka bërë që të gjithë të flasin për të, transmeton Koha Ditore.

Ai mbetet golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave në A-League, pasi ka realizuar 116 gola në 186 ndeshje të zhvilluara me skuadrat Melbourne Victory dhe Brisbane Roar. Krahas kësaj, ka fituar katër tituj kampioni të Australisë dhe dy herë është shpallur golashënuesi më i mirë i kampionatit.

"Arritjet që i pati përgjatë shtatë sezoneve në Australi me Melbournen dhe Brisbanen, i siguruan Berishës kontratë të majme në Japoni vitin e shkuar. Megjithatë, paraqitjet e tij në fushë ishin të limituara dhe tash pasi është kthyer në Australi, asnjë prej ekipeve nuk ka shprehur interesim për ta pasur në radhët e veta", ka shkruar sajti australian.

Megjithatë, asnjë prej këtyre sukseseve duket se nuk po i kryen punë Berishës, i cili nuk ka bindur asnjërën prej skuadrave që t'i ofrojë kontratë.

Mësohet se skuadrat si Wellington Poenix, Western Sydney Wanderers e Central Coast Mariner janë në kërkim të një sulmuesi për edicionin e ri, që nis më 11 tetor....(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)