Sport

Tosun largohet nga Evertoni

Descriptive Text

Sulmuesi turk Cenk Tosun do të largohet nga Evertoni për të vazhduar karrierën në Katar, te skuadra Al Gharafa.

Lajmi është bërë i ditur të martën nga mediumet angleze, pasi Evertoni tashmë ka pranuar ofertën e ekipit nga Katari për Tosunin. Lojtari pritet që gjatë këtyre ditëve të zyrtarizohet tek ekipi i ri, që për kartonin e tij do të paguajë 15 milionë euro dëmshpërblim.

Tosun në janar të vitit të shkuar iu bashkua Evertonit nga Beshiktashi dhe me ekipin anglez ka kontratë deri në vitin 2022. Këtë edicion nuk e ka asnjë paraqitje në Premier League, pasi e ka humbur vendin e titullarit.