Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Gjigantja e Përfaqësueses së Kosovës në volejboll

Në një sport ku gjatësia ka rol të madh, një vajzë e re drenicase dallohet pak prej të tjerave.

Elvira Bajraktari është në fillim të karrierës me përfaqësuesen e Kosovës në volejboll, por ajo tashmë është e para për diçka. Është e para për centimetrat e saj, shkruan sot Koha Ditore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Me 187 centimetra, Elvira është lojtarja më e gjatë e përfaqësueses dhe me gjasë më e gjata në volejbollin kosovar dhe prej më të gjatave në sportin kosovar në përgjithësi.

Shtatlartësia është përparësi për bllokuesen e mesit, por ajo synon të ngritë nivelin e lojës. Shpreson të ngrihet në nivelin që i siguron angazhim në ndonjë klub të ndonjë lige të fortë evropiane.

Aktualisht luan për Skenderajn, klub në të cilin edhe nisi karrierën. Bajraktari fundjavën e kaluar së bashku me volejbollistet e tjera pati grumbullimin e parë me Kosovën para debutimit në skenën ndërkombëtare...(Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.