Sport

Barça e Reali pas Van Dijkut

Ekipet rivale nga La Liga, Barcelona e Real Madrid kanë vënë në shënjestër qendërmbrojtësin e Liverpoolit, holandezin Virgil van Dijk.

E përditshmja spanjolle "Diario AS" ka shkruar të hënën se si Barcelona ashtu edhe Reali po bëjnë gati ofertat për transferimin e Van Dijkut në fund të këtij edicioni, transmeton Koha Ditore.

Van Dijk vlerësohet si mbrojtësi më i mirë në botë dhe për kartonin e tij, ekipet nga La Liga janë të gatshme të ofrojnë rreth 150 milionë euro për kartonin e tij.

Holandezi 28-vjeçar, është pjesë e Liverpoolit prej janarit të vitit të shkuar kur u transferua nga Southamptoni për 84.5 milionë euro dëmshpërblim.

Ai me kampionin e Evropës, ka kontratë deri në vitin 2023 kurse karrierë ka bërë edhe te Celticu e Groningeni. Van Dijk ka edhe 30 paraqitje me Holandën.