Sport

Emrat e mëdhenj që ishin afër të përfundonin te Arsenali

Descriptive Text

Jadon Sancho është vetëm emri i radhës i shtuar në listën e gjatë të lojtarëve, që Arsene Wenger kishte qenë shumë pranë t'i transferonte derisa ishte në krye të Arsenalit.

Me kalimin e kohës dhe pas përfundimit të periudhës së jashtëzakonshme 22-vjeçare të tij te Arsenali, Wenger ka dhënë informata për disa lojtarë që gati sa i kishte transferuar, por kishte dështuar ta bënte këtë, shkruan sot Koha Ditore.

"Sportsmail" shikon se çfarë fuqie do të kishte Arsenali me këta lojtarë. Ka disa emra të mëdhenj në listë.

Gianluigi Buffon

Arsene Wenger ishte në kërkim të një zëvendësuesi afatgjatë për David Seamanin. Trajneri francez kishte ngrënë një drekë me portierin legjendar italian, Gianluigi Buffon, derisa ai ende ishte te Parma. Mirëpo, Juventusi veproi shpejt dhe e transferoi Buffonin në vitin 2001 për një shumë rekorde për një portier atëbotë prej 52.88 milionë eurosh. Buffon ka fituar nëntë tituj të Serie A me Juventusin, si dhe katër Kupa të Italisë, ndërsa fitoi edhe Botërorin me Italinë në vitin 2006.

Gerard Pique

Arsenali kishte transferuar Cesc Fabregasin në verën e vitit 2003 nga Barcelona dhe ai më pas u bë kapiten i skuadrës. Mirëpo, biznesi i skuadrës londineze do të kishte qenë edhe më i mirë po të kishte bindur Piquen t'i bashkohej po ashtu. Qendërmbrojtësi spanjoll ndonëse kishte shqyrtuar kalimin te Arsenali, vendosi t'i bashkohej Manchester Unitedit një vit më vonë dhe pasi kaloi katër vjet aty, u kthye te Barcelona ku ka shijuar suksese të mëdha...(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)