Sport

Lojtarët “e hedhur” nga Man. Utd e Arsenal kanë gjetur shtëpi të reja në Serie A

Romelu Lukaku, Henrikh Mkhitaryan, Aaron Ramsey, Alexis Sanchez, Chris Smalling.

Kur i lexon këta emra të duken si formacione të një përballjeje ndërmjet Manchester Unitedit dhe Arsenalit, shkruan sot Koha Ditore.

Mirëpo tash këta lojtarë do të takohen në Serie A të Italisë.

Lukaku dhe Sanchez braktisën Manchester Unitedin për Interin, Ramsey kaloi si lojtar i lirë te Juventusi, pasi i skadoi kontrata me Arsenalin, ndërsa Mkhitaryan dhe Smalling janë huazuar te Roma nga Arsenali, përkatësisht Manchester Unitedi.

Dhe ata nuk ishin të vetmit. Nga 79 të huaj që iu bashkuan Serie A këtë verë, dhjetë janë nga Premier League, më tepër se nga çdo ligë tjetër.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)