Finalja e parë e finales së madhe në basketboll ndërmjet Prishtinës dhe Bashkimit, i ka takuar këtij të fundit.
Klubi prizrenas shënoi fitore si mysafir me dhjetë pikë epërsi, 66-76, raporton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMë meritori për këtë fitore të Bashkimit ishte Kayel Locke, i cili shënoi 20 pikë, pati një kërcim dhe dy asistime. Ai u ndihmua nga Justin Black që shënoi 14 pikë, pati nëntë kërcime dhe një asist.
Te vendasit më i miri në parket sonte ishte Nenad Deliq, që shënoi 23 pikë, pati 10 kërcime dhe 2 asistime.
Skuadra që fiton tri përballje shpallet kampion i Kosovës.