Sport

Schumacherit i kthehet vetëdija

Raporothet se Michael Schumacherit i është kthyer vetëdija pas një tretmani të qelizave në një spital në Paris, shkruan Daily Mail.

Kampioni i shtatëfishtë në Formula 1 u pranua të hënën në spitalin Georges-Pompidou për transfuzione të qelizave burimore që zvogëlon inflamacionin, transmeton Koha.net.

50 vjeçari kishte pësuar një lëndim në tru në një aksident gjatë skijimit në alpet franceze, që e kishte vendosur në gjendje kome.

Një infermiere ka deklaruar për Le Parisien se, “po, ai është në shërbimin tim, dhe mund t’iu siguroj se ai është i vetëdijshëm”.