Sport

FFK prezanton fanellën speciale të Kosovës

Descriptive Text

Federata e Futbollit të Kosovës ka prezantuar fanellën speciale të Kosovës.

Kjo fanellë pritet të bartet nga lojtarët e Kosovës në ndeshjen e së martës ndaj Anglisë, në Grupin A kualifikues për Euro 2020.

Fanella e re vjen me disa ngjyra, ndërsa në pjesën e përparme janë edhe flamujt shtetërorë të Anglisë e Kosovës dhe data e ndeshjes, 10 shtator 2019.

FFK ka publikuar edhe uebfaqen ku mund të blihet kjo fanellë - https://www.14fourteen.it. Çmimi është rreth 60 euro.