Sport

Schicku lavdëron “Dardanët”, i dëshpëruar me humbjen

Sulmues çek, Patrick Schick pas humbjes nga Kosova ka deklaruar se është i zhgënjyer me rezultatin, megjithatë ai ka lavdëruar “Dardanët” për atmosferën e krijuar në “Fadil Vokrri”.

Kosova sot e ka mposhtur Çekinë me rezultat prej 2 me 1, me golin e vetëm për mysafirët që e shënoi Schicku, raporton KTV.

Më pëlqeu atmosfera edhe pse nuk ishte për të mirën tonë, kjo është pjesë e futbollit. Më pëlqeu me të vërtetë atmosfera, por jam i dëshpëruar me humbjen”, ka deklaruar ai.