Sport

Holanda fiton derbin ndaj Gjermanisë

Foto: Reuters

Holanda ka fituar përballjen ndaj Gjermanisë, në një ndeshje spektakolare në Volksparkstadion të Hamburgut.

Gjashtë gola u shënuan në takimin të cilin e fitoi Holanda me rezultat prej 2 me 4, transmeton Koha.net.

Ishte Gnabry ai që i dha epërsinë Gjermanisë në minutën e nëntë.

Mysafirët barazuan shifrat përmes De Jongut në minutën e 59. Kurse në minutën e 66 një autogol nga Tah i dha epërsinë “Tulipanëve”.

Kroos arriti të barazojë shifrat në minutën e 73. Por, në vazhdim Holanda shënoi edhe dy herë.

Malen e Wijnaldum shënuan golat e fitores për Holandën.

Përkundër fitores Holanda mban vendin e tretë në Grupin C me 6 pikë, derisa Gjermania në të dytin ka tre pikë më tepër. E me bilanc të 100 për qind në krye të tabelës është Irlanda Veriore me 12 pikë.