Sport

Bertolacci drejt Atalantas

Foto: Getty Images

Mesfushori italian Andrea Bertolacci pritet të jetë përforcimi më i ri te Atalanta për edicionin 2019/20, kanë njoftuar mediumet nga Italia të enjten.

Bertolacci është lojtar i lirë dhe pritet që me Atalantan të firmos kontratë dyvjeçare me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër, transmeton Koha Ditore.

28-vjeçari, është pa klub prej qershorit të këtij viti kur shkëputi kontratën me Milanin.

Bertolacci karrierë ka bërë edhe te ekipet tjera nga Serie A, si Genoa, Roma e Lecce.

Ai ka në Serie A hiq më pak se 200 ndeshje të luajtura, duke realizuar 21 gola dhe asistuar 20 herë. Bertolacci gjithashtu ka edhe pesë paraqitje me Përfaqësuesen e Italisë.