Sport

Zyrtare: Bujar Shabani në FC Drita deri në 2023-ën

Descriptive Text

Klubi gjilanas, FC Drita sot ka arritur marrëveshje me mesfushorin Bujar Shabani.

Ky klub ka arritur marrëveshje për vazhdim të kontratës deri në 2023-ën, transmeton koha.net.

Këtë e ka bërë të ditur vetë ky klub, nëpërmes rrjeteve sociale, ku kanë shkruar:

“FC DRITA blindon Bujar Shabanin

Sot në ambientet e klubit tonë është arritur marrëveshja e vazhdimit të bashkëpunimit deri në vitin 2023 me njërin prej mesfushorëve më të mirë në vend, Bujar Shabanin.

Marrëveshja është zyrtarizuar nga zv. Drejtori i përgjithshëm i klubit njëherësh edhe drejtor sportiv z.Valon Zymberi.

Paç fat Bujar!

FC DRITA“