Sport

Unitedi ndan pikët me Southamptonin

Foto: Reuters

Manchester Unitedi nuk ka arritur të arkëtojë pikët e plota në udhëtim te Southamptoni.

“Djajtë e Kuq” e nisën më mirë takimin duke kaluar në epërsi në minutën e dhjetë të ndeshjes, kur James shënoi pas asistimit nga McTominay, transmeton Koha.net.

Por, vendasit në pjesën e dytë u treguan më efikas, duke barazuar shifrat në minutën e 58 përmes Vestergaardit.

E në minutën e 73 Southamptoni mbeti me një lojtar më pak në fushë kur Danso u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë.

Por, përkundër kësaj epërsie numerike në fushë Unitedi nuk arriti të gjejë rrugën e fitores në këtë takim.

Pas katër xhirove Unitedi ka mbledhur pesë pikë dhe mban vendin e katërt. Kurse Southamptoni në vendin e 13 ka 4 pikë.