Sport

Kamer Maloku, një tjetër boksier shqiptar që synon majat në arenën europiane

Sportistët me origjinë nga Kosova që jetojnë dhe veprojnë në vendet të ndryshme qoftë evropiane, Amerikë etj, po tregojnë rezultate duke arritur suksese në disiplinat sportive.

Padyshim se njëri ndër sportet që shqiptarët kanë dhe po tregojnë suksese është boksi. Pas Luan Krasniqit, Haxhi Krasniqit, Nuri Seferit etj, edhe boksieri 27 vjeçar Kamer Maloku, me origjinë nga Vushtria, po tregon dhe arrin rezultate të kënaqshme në Gjermani. Ai, siç transmeton RTK, ka thënë se po punon shumë të rrisë rezultatet, pasi që për këtë ka motiv. Ai jeton në Karlsruhe në Gjermanisë dhe ka disa meçe që i ka fituar në boks. “Unë jetoj në Gjermani dhe deri më tani kam pasur 8 meqe në boksin profesionist që të gjitha i kam pasur fitore. Nuk do të ndalem me kaq”, ka thënë ai.

Maloku ka bërë të ditur se është duke punuar që meçet e ardhshme të boksojë për titullin e kampionatit evropian.

Menaxher i boksierit Kamer Maloku është i vëllai i tij, Jusuf Maloku.

Ai ka bërë me dije se në një të ardhme të afërt mund të boksojë edhe në Kosovë, në ndonjë event të boksit.

{gallery}