Sport

Ademi e Toma shënojnë në Zvicër

Descriptive Text

Kemal Ademi ka shënuar një gol të shtunën në fitoren 3:0 që Baseli e arriti si mysafir i Xamaxit, ish-skuadrës së Ademit.

Ndeshja i takoi xhiros së pestë të Superligës së Zvicrës. Ademi realizoi golin e dytë të ndeshjes, në minutën e 70-të. Ai luajti 81 minuta, transmeton Koha Ditore.

Për Baselin nga minuta e 76-të u aktivizua reprezentuesi i Kosovës, Edon Zhegrova, ndërsa nga minuta e 69-të ai i Shqipërisë, Taulant Xhaka.

Te Xamaxi titullar ishin Samir Ramixi, Liridon Mulaj dhe Taulant Seferi. Ramizi luajti tërë ndeshjen, Mulaj 80 minuta e Seferi 68 minuta.

Gol të dielën në Superligën e Zvicrës ka shënuar edhe Bastien Toma. Ai realizoi në fitoren 2:1 të Sionit në shtëpi ndaj Luzernit. Toma shënoi në minutën e 82-të. Benjamin Kololli e Hekuran Kryeziu kanë munguar te Zuerichu për shkak të lëndimeve.