Sport

Liverpooli ruan bilancin e qindpërqindtë në Angli, mposht Arsenalin

Liverpooli ka mposhtur Arsenalin në xhiron e tretë të Premier Ligës, për të mbetur i vetmi ekip me bilanc të qindpërqindtë deri tash.

Kampioni i Evropës fitoi 3 me 1 ndaj “Topçinjve”.

Joel Matip realizoi i pari në ndeshje për “Të Kuqtë”. Ai shënoi në minutën e 41-të. Me dy gola për dhjetë minuta, 49’ dhe 59’, Mohamed Salah trefishoi epërsinë e skuadrës së Jurgen Kloppit, para se Lucas Torreira të realizonte pesë minuta para fundit për të ngushtuar epërsinë e Liverpoolit.

Pas tri takimeve, Liverpooli tani ka nëntë pikë, ndërsa Arsenali ka gjashtë.