Sport

Reali në bisedime sekrete me Hazardin

Descriptive Text

Real Madridi raportohet se është në bisedime sekrete me Chelsean për transferimin e Eden Hazardit.

Spanjollët janë të bindur se marrëveshja mes tre palëve mund të arrihet gjatë kësaj vere.

Pas sezonit zhgënjyes në vitin e kaluar, Hazard sivjet ka realizuar 10 gola në Premier Ligë, për t’i ndihmuar ekipit që të sigurojë pozitën e parë në ligë.

Raportohet se Hazardi ka pëlqyer jetën në Spanjë ndërsa Diario Gol shkruan se Real Madridi është afër në transferimin e yllit të Chelseat dhe po kërkon nënshkrimin e lojtari të madh gjatë verës.

Çdo marrëveshje e arritur mund të thyejë rekordin prej 105 milionë eurove të arritur nga Manchester Unitedi për Paul Pogban.