Sport

Michael Phelps po humb rekordet e botës, por po fiton thesare të tjera

Descriptive Text

Ishte vonë natën në Kampionatin Botëror në Gwangju të Koresë së Jugut, por koha e mëngjesit në anën tjetër të botës, aty ku Michael Phelps, bashkëshortja e tij shtatzënë Nicole dhe dy djemtë Boomer (3) e Beckett (1), po kalonin pushimet.

Phelpsin e telefonova nga Koreja e Jugut për të marrë një reagim të tij për humbje të rekordit të botës në 100 metra delfin nga amerikani Caeleb Dressel një muaj më parë, shkruan NYT.

Kristof Milak, hungarezi 19-vjeçar, e kishte thyer rekordin e botës të Phelpsit në 200 metra delfin pak ditë më herët. Phelps dikur ishte mjeshtër në not në stil delfin. Tash për herë të parë që nga viti 2001, ai më nuk ka rekorde të botës në stilin delfin, transmeton Koha Ditore.

Phelps 34-vjeçar nuk po mbante zi për këtë. Ai madje po fliste me nderime për shpejtësinë e Dresselit, ndonëse u desh të rriste zërin në telefon, për shkak të zhurmës që po bënte Boomer, i cili ishte i dëshpëruar pasi nuk po gjente një lodër.

Një javë më vonë, Phelps u ul me "The New York Times" në Paradise Valley Country Club në Arizona për të biseduar për largimin e tij nga librat e rekordeve dhe për jetën pas notit. Në pishinë atje ai po ndihmonte shoqen e mirë Allison Schmitt, një medaliste e tetëfishtë olimpike dhe kampione nacionale në fuqi në 200 metra krol, me teknikën e saj.

Phelps më pas gjeti kohë për të biseduar më gjerësisht për jetën e tij pas karrierës në not.

NYT: Ke arritur në skuadrën e parë olimpike në 200 metra delfin, ke vendosur rekordin e parë të botës në 200 metra delfin. Ke mbajtur rekordin e botës në këtë distancë për 18 vjet. A u ndjeve sikur humbe dy gjëra të vlefshme kur humbe të dy rekordet në not delfin?

Phelps: Është çmenduri, pasi noti delfin ishte një disiplinë që kishte më së shumti rëndësi për mua. Të humbas të dy rekordet në javën e njëjtë, nuk ishte diçka që priste ndonjëri. Rekordi në 200 metra delfin veçanërisht ishte vështirë të thyhet, pasi e kisha më tepër se gjysmën e jetës sime. Dhe para se të merrja atë rekord unë, ishte edhe disiplinë e preferuar e motrës sime Whitney....(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)