Sport

Juventusi po shkon në rrugë të panjohur me Sarriballin

Në dy vjetët e fundit Juventusi ka prezantuar një stemë të re dhe ka hequr ato fanella të famshme me shirita bardhë e zi. Por duke angazhuar Maurizio Sarrin si trajner, Juventusi ka bërë ndoshta ndryshimin më drastik nga të gjithë.

Skuadra më e suksesshme italiane sa u përket garave vendore, me 35 tituj nacionalë, përfshirë tetë rresht, Juventusi ka qenë zakonisht skuadër që ka dashur të fitojë pa u shqetësuar se si e bën këtë, transmeton Koha Ditore shkrimin e Reuters.

Massimiliano Allegri, trajner në pesë stinorët e fundit, u përshtat në mënyrë perfekte në këtë ideologji. Skuadrat e tij ishin pragmatike, të shumanshme dhe me qëllim për të bërë punën në mënyrë sa më të shpejtë dhe të saktë që është e mundur.

"Mbrojtja është po aq e bukur sa të bësh një lëvizje ofensive", tha ai në një moment. "Unë jam shumë i lumtur me ata që mund të kthejnë futbollin në një shfaqje, por, sa më përket mua, nëse dëshiron të shohësh një shfaqje, atëherë duhet të shkosh në cirk".

Mirëpo Juventusi tash ka ndërprerë bashkëpunimin me Allegrin, njeriun që ka fituar pesë tituj të Serie A në po aq vite në krye dhe dërgoi skuadrën dy herë në finale të Ligës së Kampionëve.

Në vend të tij ka emëruar Sarrin, që është i lumtur vetëm kur skuadra e tij luan me temp të lartë dhe pasime të shumta.

Është një hap i madh në të panjohurën për të dy palët....(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)