Sport

Me lëndimin e Rashicës, Kosova rrezikon të mbetet pa “krahë”

Lajmi që të martën ka lëshuar Werder Bremeni është pritur me shqetësim në përfaqësuesen e Kosovës në futboll e po ashtu nga tifozët e shumtë të Kosovës.

Ylli i Kosovës, Milot Rashica, ka pësuar lëndim të muskulit të kofshës në ndeshjen e fundit dhe do të mungojë disa javë, shkruan sot Koha Ditore.

Werderi nuk ka saktësuar se sa javë Rashica do të jetë jashtë fushës, por gjasat janë të mëdha që ai të mungojë në ndeshjen e ardhshme të përfaqësueses. Kosova më 7 shtator e pret Çekinë në "Fadil Vokrri" në Prishtinë, në ndeshjen shumë të rëndësishme të eliminatoreve për "Euro 2020".

Deri te ndeshja me Çekinë kanë mbetur dy javë e gjysmë, kohë që dyshohet se do të jetë e mjaftueshme për rikuperimin e Rashicës, që te Kosova mbulon krahun e djathtë të sulmit.

Pas lëndimit të Rashicës, Kosova rrezikon që në ndeshjen thuajse vendimtare për kualifikim në Evropianin e vitit tjetër, të luajë pa tre prej lojtarëve kryesorë.

Lojtari kryesor i krahut të majtë, Arbër Zeneli, ka pësuar lëndim të rëndë më herët këtë vit dhe do të mungojë për muaj të tërë, të paktën deri në fillim të vitit 2020. Gjatë do të mungojë edhe Hekuran Kryeziu, lojtari kryesor i mesfushës së Kosovës...(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)