Sport

Manchester Unitedi lavdëron tifozët kosovarë për mbështetjen

Manchester Unitedi është një nga klubet më të popullarizuara në Kosovë, dhe fansat e tij sot kanë marrë edhe një reagim nga klubi anglez.

Një fans i Unitedit ka postuar në Twitter përkrahjen që tifozët kosovarë po i japin ekipit të tyre të zemrës në Prishtinë, transmeton Koha.net.

“Duke shikuar ndeshjen nga Prishtina”, ka shkruar fansi, ndërsa Unitedi i ka shkruar “mbështetje fantastike”.

Manchester Unitedi sot kërkon kualifikimin në finale të Ligës së Evropës, dhe për ta arritur këtë duhet ta eliminojë Celta Vigon, të cilën e mposhti në ndeshjen e parë gjysmëfinale 0-1.

Image