Sport

Me Garitanon, Bilbao po shpreson të fitojë trofe të madh

Gaizka Garitano me pasion shpjegon pse Athletic Bilbao është "kundërhelm" i futbollit modern. "Është ndryshe kur nuk luan vetëm për para, vetëm për të fituar tituj, por për fanellën, për vlerat tona, për familjet tona, shoqërinë. Është diçka e veçantë në këtë botë", thotë Garitano.

Athletic Bilao angazhon vetëm futbollistë nga Baska, që mbulon veri-lindjen e Spanjës dhe jug-perëndimin e Francës, një rregull që ka mbetur që nga themelimi i klubit në vitin 1898, shkruan The Guardian.

Garitano është kryetrajner dhe ai është personifikim i çdo gjëje për çfarë qëndron Athleticu. Është lindur dhe rritur 10 minuta larg fushës stërvitore të klubit, ka kaluar nëpër akademi dhe ka luajtur një ndeshje me skuadrën e parë, përcjell Koha Ditore.

“Është shumë e veçantë", shpjegon Garitano rregullin e aktivizimit të vetëm lojtarëve baskë. "Ne jemi shumë krenarë ta bëjmë në këtë mënyrë. Në mendimin tim, jemi skuadra më unike në botë duke përdorur këtë filozofi të aktivizimit të lojtarëve vetëm me prejardhje baske dhe ndihemi shumë krenarë".

Që nga momenti kur e takon Garitanon është e vështirë të mos e vëresh shkëlqimin e tij me veshjen e Athleticut.

Ai ka kthyer fatin e klubit stinorin e kaluar. Ishte emëruar në dhjetor, ndërsa skuadra ishte në zonën e largimit nga elita dhe e dërgoi skuadrën pranë kualifikimit në kupat evropiane, duke humbur mundësinë e kualifikimit vetëm në xhiron e fundit....(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)