Sport

Matuidi planifikon të qëndrojë te Juventusi

Mesfushori francez Blaise Matuidi ka refuzuar ofertën e Monacos dhe planifikon të qëndrojë te Juventusi edhe për një stinor, raporton "L'Equipe" të premten.

Monaco ka shprehur interesim për të transferuar Matuidin dhe mbrojtësin e Juventusit, Daniel Rugani, por nuk ka pasur asnjë përparim në këtë aspekt. Matuidi ka marrë vendim që të qëndrojë te Juventusi edhe një stinor, pasi që verën e ardhshme i skadon kontrata me skuadrën torineze, transmeton Koha Ditore.

Matuidi 32-vjeçar ishte paraparë të largohej nga Juventusi pasi që Sami Khedira vendosi të qëndronte te skuadra torineze. Mirëpo, Juventusi tash do të mbajë të dy mesfushorët.

Matuidi stinorin e kaluar luajti në 42 ndeshje në të gjitha garat, ndërsa shënoi tre gola dhe asistoi tre tjerë. Ai te Juventusi gjendet që nga vera e vitit 2017 kur u transferua nga Paris Saint-Germaini për 25 milionë euro.