Sport

Transferimet e mëdha pritet të ndriçojnë më tepër La Ligan

Pas disa verave pa transferime të mëdha, Real Madridi dhe Atletico Madridi kanë shpenzuar para të mëdha për të rindërtuar skuadrat në tentim për të rrëzuar Barcelonën nga froni në Spanjë.

Eden Hazard kaloi te Real Madridi me pritjet që të bëhet lider i ri i skuadrës madrilene, shkruan Afp, përcjell sot Koha Ditore.

Superfuqia spanjolle ia pagoi Chelseat 100 milionë euro, plus bonuse, për të siguruar shërbimet e futbollistit 28-vjeçar belg.

Atletico Madridi ndërkohë ka thyer rekordin e vet për të paguar klauzolën për lirim prej 126 milionë eurosh sa ishte në kontratën e 19-vjeçarit Joao Felix me Benfican.

Ylli premtues portugez po vlerësohet si Cristiano Ronaldo i ardhshëm. Rekordi i kaluar i Atleticos ishte transferimi i Thomas Lemarit nga Monaco vitin e kaluar për 70 milionë euro.

Barcelona është duke vazhduar të inkorporojë yje të rinj me shpresë për të vazhduar dominimin. Barcelona ka fituar ligën tetë herë në 11 stinorët e fundit.

Antoine Griezmann iu bashkua Barcelonës nga Atletico Madridi, ndërsa holandezi i ri Frenkie de Jong ka forcuar mesfushën....(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)