Sport

Mrekullia e një autsajdereje

Descriptive Text

Në mes të vazos së katërt ishte KFF Mitrovica në shortin për raundin kualifikues të Ligës së Kampionëve për futbolliste, për edicionin 2019/2020.

Kjo nënkuptoi se Mitrovica ishte autsajdere e grupit, që përbëhej nga katër skuadra, nga një prej katër vazove sa ishin gjithsej në short. Olimpia Cluji u vendos në grupin e dytë nga vazoja e parë, NSA Sofia nga vazoja e dytë e Breznica Plevlja nga vazoja e tretë, shkruan sot Koha Ditore. 

Po kështu, me radhë skuadrat u dorëzuan para Mitrovicës së vazos së katërt. Cluji u mund 2:1, NSA Sofia 2:0 e Breznica 1:0. Dhe kështu Mitrovica shkaktoi befasinë e madhe.

Mitrovica është e vetmja skuadër e vazos së katërt e raundit kualifikues që është kualifikuar në mesin e 32 skuadrave më të mira evropiane, përkatësisht në 1/16 e finales së Championsit të futbollisteve.

Në vazon e katërt ishin dhjetë skuadra. Prej vazos së tretë janë kualifikuar dy skuadra, prej të dytës po ashtu dy skuadra e prej vazos së parë, ku janë natyrisht skuadrat më të forta të raundit, janë kualifikuar pesë skuadra.

Se suksesi i Mitrovicës është shumë i madh e dëshmon edhe koeficienti i saj në ranglistën e UEFA-s për klube të femrave. 0.330 është koeficienti i Mitrovicës me të cilin ka nisur garën e këtij edicioni. Braga portugeze ka koeficientin e dytë më të ulët prej 3.630, ndërsa Anderlechti belg prej 5.465...(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)