Sport

Yedderi transferohet te Monaco

Descriptive Text

Ben Yedder është futbollisti më i ri i Monacos.

Klubi francez ka bërë të ditur se e ka transferuar sulmuesin nga Sevilla, me të cilin ka nënshkruar kontratë 5-vjeçare.

Raportohet se futbollisti francez i ka kushtuar Monacos rreth 40 milionë euro.

Yedder, që ishte i lidhur edhe me një kalim te Manchester Unitedi, ka thënë për faqen zyrtare të klubit se është shumë i lumtur që do të veshë fanellën e Monacos.

Sipas tij, projekti serioz i klubit francez e ka bindur që ta lërë Sevillën. Ai ka premtuar maksimumin.

Yedder ishte pjesë e Sevillës që nga viti 2016 duke qenë sulmuesi kryesor, ku në 138 ndeshje, realizoi 70 gola.