Sport

Gjiganti spanjoll ofertë për Vardyn dhe Sanchezin

Atletico Madridi raportohet se është duke përgatitur oferta për sulmuesin e Leicester Cityt, Jamie Vardy dhe atë të Arsenalit, Alexis Sanchezin.

Atletico raportohet se do ta shesë Antoine Griezmannin për 85 milionë funte te Manchester Unitedi dhe pritet të jetë në kërkim të një sulmuesi të shpejtë.

Sipas The Independent, sulmuesi i “Dhelprave” është në listën e klubit spanjoll që është duke e monitoruar situatën e Sanchezit tek Arsenali.