Sport

Bayerni kthen fokusin kah Bale

Descriptive Text

Kampioni i Gjermanisë, Bayern Munich, raportohet se mund të fokusohet në transferimin e Gareth Balet të Real Madridit, pas lëndimit të rëndë të Leroy Sanes së Manchester Cityt.

Planet e Bayernit për gjermanin Sane dështuan kur ai pësoi lëndim javën e shkuar e që do ta mbajë jashtë fushave për së paku 6 muaj. Në anën tjetër Bale pritet të largohet pas deklarimeve publike të trajnerit Zinedine Zidane që tha se Bale ka rrugën e lirë për largim.

Sipas “Sport1”, destinacioni i Balet mund të jetë Bundesliga tash pasi në Premier Ligë është mbyllur afati kalimtar.