Sport

Roma beson te Xheko

Transferimi i Edin Xhekos tek Interi po bëhet dita e ditës më i vështirë.

Trajneri i ri i “gjallorosëve”, Paulo Fonseca, ka zbehur gjasat e transferimit të sulmuesit boshnjak tek Interi, pasi ka treguar se llogarit në shërbimet e Xhekos, transmeton KTV.

Para ndeshjes miqësore që Roma e zhvillon kundër Real Madridit, trajneri Fonseca e ka bërë të ditur se Xheko do të jetë në formacionin shartues të romakëve.

Xheko e dëshiron me ngulm kalimin tek Interi, mirëpo dy skuadrat italiane nuk po e gjejnë assesi gjuhën e përbashkët.