Sport

Kane vulos fitoren e parë të Tottenhamit në sezonin e ri

Foto: Reuters

Tottenhami ka shënuar fitore në shtëpi ndaj Aston Villës, në një ndeshje ku fjalën kryesore e pat sulmuesi i rrezikshëm anglez, Harry Kane.

Vendasit e nisën shumë keq takimin, pasi e panë vetën në disavantazh në minutën e nëntë të takimit kur McGinn shënoi pas asistimit nga Mingsi, transmeton Koha.net.

Ky ishte edhe rezultati i pjesës së parë, megjithatë vendasit në pjesën e dytë ndezën motorët duke shënuar tre herë.

Ndombele barazoi shifrat në minutën e 73 pas asistimit nga Lucasi.

Kurse në minutën e 86 dhe 90 dy gola i shënoi Harry Kane, që i siguroi pikët e plota “Spursave” në ndeshjen e parë në sezonin 2019/20.