Sport

Genoa transferon Agudelon

Genoa ka transferuar mesfushorin kolumbian Kevin Agudelo nga Atletico Huila për 2.5 milionë euro, njoftoi faqja zyrtare e klubit italian të enjten.

Ndonëse është njoftuar për transferimin, mësohet se Genoa do të ketë vetëm 70 për qind të kartonit të lojtarit.

Mesfushori 20-vjeçar mund të luajë në qendër, por edhe në krah të majtë.

Ai ka depërtuar në skuadrën e parë të Atletico Huilas vitin e kaluar dhe ka përfunduar periudhën e tij te klubi kolumbian me dy gola dhe një asistim në 25 ndeshje.

Ai është pjesë e të rinjve të Kolumbisë.