Sport

Valdrin Mustafa bëhet pjesë e Përfaqësueses së Kosovës

Pas Florent Muslijajt një tjetër talent i skuadrës gjermane Hannover 96 ka vendosur t’i bashkohet ekipeve tona kombëtare.

Bëhet fjalë për talentin Valdrin Mustafa, të cilit i dëshirojmë mirëseardhje në ekipin e Dardanëve, bën të ditur FFK-ja, përcjell Koha.net.

“Në emër të KE të FFK-së dhe stafit të ekipeve Kombëtare, falënderoj ambasadorin Beq Cufaj dhe stafin e ambasadës në Berlin, Fekmi Kongjelin e Besim Zenelin, si dhe futbollistin Valdrin Mustafa që pas bisedimeve të përbashkëta dhe insistimit të këtyre njerëzve dhe FFK-së vendosi që tash e tutje ta bartë fanellën e Dardanëve”, thotë kreu i FFK-së, Agim Ademi.

Ademi tutje i ka uruar mirëseardhje Mustafës.

“Mbi të gjitha vlerësoj dëshirën e Valdrinit për të qenë kontribuues për vendin e rrënjëve të tij, për familjen dhe popullin e tij. Po ashtu, një falënderim i veçantë edhe për familjen e këtij futbollisti që e ka rritur atë në frymën patriotike. Mirë se vjen Valdrin Mustafa”, ka thënë Ademi.