Sport

West Hami transferon Cardoson

Descriptive Text

West Ham Unitedi ka transferuar mbrojtësin portugez Goncalo Cardoso nga Boavista.

Cardoso ka firmosur kontratë pesëvjeçare, ndërsa raportohet se West Ham ka paguar për të tre milionë euro, transmeton Koha Ditore.

Cardoso 18-vjeçar ishte pjesë e përfaqësueses së Portugalisë që përfundoi nënkampione e Evropës për grupmoshën U-19 këtë vit.

"Jam shumë i emocionuar. Është një ëndërr e realizuar për mua. Unë gjithmonë kam ëndërruar të luaj në Angli dhe tash kam kaluar te një klub i madh dhe historik. Jam shumë i lumtur", ka thënë Cardoso për faqen zyrtare të West Hamit.

Ai luajti 15 ndeshje stinorin e kaluar në ligë, ndërsa Boavista përfundoi në vend të tetë.