Sport

Unitedi refuzon sërish Interin për Lukakun

Descriptive Text

Manchester Unitedi raportohet se ka refuzuar një ofertë të re të Interit për Romelu Lukakun.

Sipas “SkySports”, Interi ka dërguar ofertë rreth 73 milionë eurove për sulmuesin belg, por edhe kjo ofertë e dytë është refuzuar pasi “Djajtë e Kuq” duan të paktën 85 milionë euro, aq sa paguan për ta transferuar nga Evertoni dy vjet më parë.

Unitedi ditë më parë ishte afër shkëmbimit të Lukakus me Paulo Dybalan e Juventusit, por një transferim i tillë dështoi për shkak të argjentinasit që refuzoi largimin nga “Zonja e Vjetër”.