Sport

Formula 1 me risi në Çmimin e Madh të Spanjës

Një detaj i vogël, por një risi e madhe. Mercedesi është i pari që zbulon atë që do të shohim në garat e ardhshme të Formulës 1, duke nisur nga fundjava e Çmimit të Madh të Spanjës.

Në Barcelonë pritet të hyjë në fuqi rregulli i ri, që parashikon shkrimin e numrit dhe emrit të pilotit mbi çdo njëvendëshe me germa e shifra më të mëdha nga ç’kanë qenë në të kaluarën, transmeton TCH.

Image

Numrat duhet të jenë të gjatë të paktën 230 milimetra, ndërsa emrat, edhe nëse do të shkruhen të shkurtuara me iniciale, do të duhet të jenë të paktën 150 milimetra të gjatë mbi çdo makinë të skuderive të Formulës 1.