Sport

Tucheli i ka pesë muaj për të mbajtur punën te PSG-ja

Descriptive Text

Trajnerit gjerman të Paris Saint-Germainit, Thomas Tuchel i janë dhënë pesë muaj afat për të dëshmuar vlerën e tij te bordi i klubit, raporton “L’Equipe” të martën.

Tuchel, që fitoi Ligue 1 stinorin e kaluar, duhet të bind krerët e klubit në pjesën e parë të stinorit 2019-20, nëse dëshiron të mbajë postin që e ka.

Tuchel me Parisin ka nisur këtë edicion mbarë, duke fituar Superkupën e Francës, transmeton “Koha Ditore”. Mirëpo, trajnerin gjerman e presin sfida, veçanërisht ato jashtë fushës së blertë.

Një nga to është çështja e superyllit brazilian Neymar. Siç është raportuar Neymar po insiston të largohet nga Parisi dhe të transferohet te Barcelona.

Krerët e Parisit synimin kryesor e kanë tash e sa vite triumfin në Ligën e Kampionëve.