Sport

“Sanchezi duhet ta zëvendësojë Riberyn apo Robbenin”

Dietmar Hamann beson se koha e Franck Riberys dhe Arjen Robbenit është në përfundim, dhe ka këshilluar Bayernin që të mendojë zëvendësimin e tyre, duke sugjeruar Alexis Sanchezin si zgjedhje e mirë.

E ardhmja e Sanchezit tek Arsenali nuk është e sigurt, dhe mund të largohet në afatin kalimtar të verës, transmeton Koha.net.

“Pozicionet e gjera janë ato ku Bayerni duhet të veprojë më së shumti. Robbeni dhe Ribery janë ende të klasit botëror, por performancat e tyre janë në rënie”, ka thënë Hamann për AZ.

“Ata thjeshtë po plaken, dhe Bayernit i duhen alternativa, lojtarë që mund të shkojnë në aksion një kundër një, ky ishte edhe suksesi te Bayerni, Robben dhe Ribery e kanë bërë diferencën. Nuk ka shumë lojtarë që mund ta bëjnë diferencën në këtë nivel, por Alexis Sanchez mund të jetë një nga opsionet”, është shprehur ai.