Sport

Katër gola për tetë minuta shënoi mesfushori i Gjilanit

Gjilani ka shënuar fitore të thellë sot ndaj Drenicës, 4 me 1.

Ishte mesfushori i Gjilanit, Betim Haxhimusa ai që çoi topin në rrjetën e kundërshtarit katër herë brenda tetë minutave, raporton Koha.net.

Ai shënoi në minutat 47, 49, 53 dhe 55.

“Dy minuta për çdo gol ‘#LewandowskiWHO’”, ka shkruar ai në Facebook.

Image

Pas kësaj fitore Gjilani mban vendin e pestë me 44 pikë.