Sport

Balaj debuton me gol te Sturmi

Sulmuesi Bekim Balaj e ka nisur me gol aventurën e tij në kampionatin e Austrisë.

Balaj ka shënuar golin e vetëm në ndeshje për t'ia siguruar Sturmit fitoren (1:0) në udhëtim kundër Wolfsbergerit, transmeton Koha Ditore.

Kjo ndeshje është luajtur të dielën në kuadër të xhiros së dytë të Bundesligës austriake. Balaj ishte titullar dhe golin e shënoi në minutën e pestë, kurse u zëvendësua në minutën e 63-të.

Për Balajn, që muajin e shkuar iu bashkua Sturmit si futbollist i lirë, kjo ishte paraqitja e parë kampionale. 28-vjeçari është reprezentues i Shqipërisë.